Ibrahimoviç: Në Rusi do të jem

Futboll

Ibrahimoviç: Në Rusi do të jem

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:19
Zlatan Ibrahimoviç

Ose ka biseduar me Janne Adersson dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët, ose në të kundërt trajneri i Suedisë duhet të arsyetojë, po sepse Zlatan Ibrahimoviç nëse para pak javësh kishte ende dilema tashmë gjiganti skandinav nuk ka asnjë dyshim dhe e thotë me bindje se në Botëror ai do të jetë, pasi sipas Ibrës pa të kompeticioni që do të zhvillohet në Rusi këtë verë nuk do të ishte i njëjti dhe madje nuk do të kishte kuptim. I ftuar në një televizion amerikan, Ibrahimoviç deklaroi: “Sigurisht që do të shkoj në Botëror, por kjo është e vetmja gjë që mund të them sepse në të kundërt do më kritikojnë, duhet të jem i kujdesshëm me fjalët që them në këtë periudhë, por e përsëris një Kupë Bote pa mua nuk do të ishte një Kupë Bote”, fjalë këto të sulmuesit të Los Angeles Galaxy i cili në 3 ndeshjet e tij të para me skuadrën kaliforniane ka realizuar 3 gola edhe pse dy prej tyre i ka nisur nga bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat