Miliona euro për Morenon

Futboll

Miliona euro për Morenon

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:47
Rodrigo Moreno

Atletico Madrid ka bërë gati një super-ofertë për sulmuesin e Valencias, Rodrigo Moreno.

Mediet spanjolle shkruajnë se skuadra e Diego Simeones ka bërë gati ofertën në vlerë prej 80 milionë euro për Moreno-n.

Spanjolli po tregon sezon të lartë me klubin nga “Mestalla”, por duket se në fund të këtij sezoni, Moreno do të “divorcohet” nga Valencia.

Spanjolli pritet të largohet nga Valencia, por jo edhe nga Spanja. Atletico Madrid është duke kërkuar zëvendësuesin e Antonio Griezmann-it, i cili sipas të gjitha gjasave, këtë verë do të bëhet me klub të ri.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone e admiron Moreno-n, të cilin e do në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat