Vula premton lojë të madhe kundër Drenicës

Futboll

Vula premton lojë të madhe kundër Drenicës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:04
KF Vëllaznimi

Lekë Vula, futbollist i Vëllaznimit, është optimist se do të kualifikohen në finalen e Kupës së Kosovës, në ndeshjen që do të luhet sot në Gjakovë (15.00). “Ndeshjen me Drenicën e shoh si mjaft të fortë edhe pse kemi rezultatin pak në favor tonin. Drenica është ekip i mirë e na duhet mu angazhuar 100 për qind në lojë për me arritur rezultat pozitiv”, tha Vula. A jeni komplet dhe ku janë përparësitë? “Kemi mungesë Ilir Sylën, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit. Përparësi nuk shoh veç që e ceka rezultatin pak në favor tonin, po ashtu e kemi edhe publikun në përkrahje”, tha Vula. Drenica nga Skenderaj nuk e ka presionin e barazhit, por të Kupës. Skenderajasit synojnë finalen e madhe të Digitalb Kupës së Kosovës, ku besojnë e shpresojnë se do ta kalojnë të ashtuquajturën pengesë Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat