Dështon Tottenham, barazon me Brightonin

Futboll

Dështon Tottenham, barazon me Brightonin

Më: 17 prill 2018 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja Tottenham- Brighton

Tottenham ka barazuar me rezultati 1-1 kundër Brightonit në Premier Ligë

Kjo ndeshje ishte një ndeshje e mbetur e Spurs për shkak të pjesëmarrjes së saj në FA Cup.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë Tottenham erdhi shumë shpejt në epërsi pasi që në minutën e 48’të shënoi Kane.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Brighton pasi që 2 minuta më vonë akordohet penallti për ta të cilën në gol e shndërron Pascal Gross.

Me këtë barazim Tottenham mbetet në pozitën e 4 të tabelës 68 pikë, 2 më pak se Liverpool që gjendet në pozitën e 3.

Me këtë barazim, Spurs kanë shtuar shpresat e Chelseat që të luftojnë për vendin e katër në Premier Ligë që shpie në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat