Aguero mund të humbas Botërorin

Futboll

Aguero mund të humbas Botërorin

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:45
Sergio Aguero

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero është detyruar që të operohet pas një ndërhyrje të ashpër që i bëri Ashley Young në derbin e Manchesterit. 
Ai i është nënshtruar një operimi të vogël në gju dhe mund që mos të rikthehet për disa muaj. “Rishërimi me arteroskopi i gjurit”, ka cicëruar Aguero në Twitter. “Tërësisht i motivuar dhe shpresojë të kthehem shpejt në fushë. 
Raportet thojnë se Aguero mund të jetë jashtë fushave të lojës për më shumë se një muaj. Kjo bën që ai mund ta humbasë Botërorin, sidomos nëse ndonjëri prej sulmuesve të Argjentinës kthehet në top formë në fund të sezonit me ekipet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat