Në klube të punojnë trajnerë të licencuar

Futboll

Në klube të punojnë trajnerë të licencuar

Më: 17 prill 2018 Në ora: 17:24
Pamje nga kursi

Në Banjën e Pejës “Onix” Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon shkollimin e trajnerëve të futbollit për Licencën C të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB). Këto ditë është duke u mbajtur kursi i tretë, ku po marrin pjesë 24 trajnerë, kurse sot pjesëmarrësit e këtij kursi i vizituan nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, anëtari i KE-së, Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe shefi i financave, Agim Gashi. Me këtë rast ata i përgëzuan ligjëruesit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij shkollimi, derisa theksuan rëndësinë që të vazhdohet me kurset e këtilla, në mënyrë që në çdo shkollë futbolli dhe në klube të punojnë trajnerë të licencuar, gjë e cila edhe synohet nga FFK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat