Interi mobilizohet

Futboll

Interi mobilizohet

Më: 17 prill 2018 Në ora: 16:44
Luziano Spalletti

Pas barazimit me Lazion në derbin e kryeqytetit Italian, Interi nuk guxon të gabojë në sfidën e radhës kundër Cagilarit.

Kështu thotë trajneri i zikaltërve, Luziano Spalletti. “Nerazurët” sonte në ‘Guisseppe Meaza’ presin Cagilarin, në një ndeshje tejet të rëndësishme për internistët në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

“Pas këtyre rezultateve nuk lejohet të gabojmë. Ndaj Cagliarit kërkohet me çdo kusht fitorja”, ka thënë Spalletti.

Interi aktualisht ndodhet në pozitën e pestë me 60 pikë, një më pak se Roma dhe Lazio që gjenden në vendin e tretë përkatësisht të katërtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat