Ylli i Chelsea-t rrezikon dënimin retrospektiv

Futboll

Ylli i Chelsea-t rrezikon dënimin retrospektiv

Më: 17 prill 2018 Në ora: 16:05
Marcos Alonso

Mbrojtësi i Chelsea-t Marcos Alonso është akuzuar me sjellje të dhunshme nga Federata Angleze e Futbollit për ndërhyrjen e tij të frikshme ndaj Shane Long në fitoren 3-2 të Bluve ndaj Southampton.

Alonso u duk të bënte një ndërhyje të rëndë ndaj Long në pjesën e parë teksa skuadra e tij po humbiste me rezultatin 2-0.

Spanjolli tani rrezikon të humbasë gjysmëfinalen e FA Cup ndaj të njëjtit kundërshtar në Wembley të dielën nëse akuzat nuk hidhen poshtë.

Akoma nuk është konfirmuar nëse klubi londinez do ta apelojë akuzën e FA, por me shumë mundësi mbrojtësi mund të dënohet 2-3 ndeshje për atë ndërhyrje.

Ai ka kohë deri të mërkurën në orën 18:00 për t’u përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat