Zyrtare: Kristal Abazaj kalon te Anderlechti - Bota Sot
Zyrtare: Kristal Abazaj kalon te Anderlechti

Futboll

E martë, 24 prill 2018

Zyrtare: Kristal Abazaj kalon te Anderlechti

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:05
Kristal Abazaj

Mesfushori sulmues i Luftëtarit dhe Kombëtares Shqiptare, Kristal Abazaj, ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Anderlechtit.

Lojtari që llogaritet si njëri nga shpresat më të mëdha në Shqipëri fal paraqitjeve të tij për ndeshjen e fundit kishte marr thirrje edhe nga Kombëtarja A.

Ai me Luftëtarin ka shënuar nëntë gola në 28 ndeshje.

Këtë dimër ai u transferua te klubi lider në Superiore, Skënderbeu , i cili e huazoi te Luftëtari edhe gjashtë muaj.

Me blerjen e tij është i kënaqur edhe drejtori sportiv, Luc Devroe.

Drejtori sportiv i Anderlechtit, Luc Devroe dhe ai i Skënderbeut, Haris Fakic me Kristal Abazajn

“Kristali konsiderohet si një nga talentet më të mëdha shqiptar”.

“Ne jemi shumë të lumtur që ky lojtar premtues ka zgjedhur klubin tonë dhe jam i sigurt se do ta tregojë potencialin e tij”.

Lojtari me menaxherin e tij Shkumbin Qorrmemeti

“Anderlecht është një emër i madh në futbollin evropian, gjithashtu njihet edhe në Shqipëri.  Jam shumë i lumtur që mund ta vazhdoj progresin tim në një klub të tillë dhe unë pres që të punoj këtu”, ka thënë Abazaj.

Klubet nuk kanë treguar kostot e transferimit të lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test