Spalletti e pranon se Championsi nuk është më në duart e Interit

Futboll

Spalletti e pranon se Championsi nuk është më në duart e Interit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:21
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti pranon se Champions League nuk është më në duart e Inter, në prag të ndeshjes ndaj Cagliari-t të martën.

Një ecuri negative e tre ndeshjeve pa fitore e ka lënë Inter jashtë zonës së Champions League dhe Spalletti kërkon më shumë karakter dhe gola nga skuadra e tij në gjashtë ndeshjet e fundit.

“Krijuam një avantazh të vogël që tani nuk e kemi më. Objektivi ynë i vetëm tani është fitorja e ndeshjeve të mbetura në mënyrë që të kualifikohemi në Champions League.

“Akoma po luajmë mirë, por golat bëjnë diferencën. Nëse shënon merr tre pikët. Nëse nuk shënon limitohesh në vetëm një pikë. Pres që të ecim para nga ana e karakterit.

“Na kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje të gjithë duhet të gjejmë zgjidhje të reja. Gjithsesi dua të them se vetëm Juventus, Napoli dhe Lazio kanë shënuar më shumë se ne.

“Barazimi ndaj Atalanta-s? Kishte diçka që nuk shkonte në 20 minutat e para, por më pas rikuperuam. Roma? Ata do të luajnë në Champions League por kanë një kalendar më të mirë se ne.

“Përmbysja e tyre ndaj Barcelona-s i ka dhënë një motivim të madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat