Bayern Munich është futur në garë për anësorin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, sipas Calciomercato.com.
22-vjeçari është duke e humbur durimin me mungesë të aktivizimit në ekipin e parë nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe papritmas dëshiron ta ndërrojë klubin në verë.
Edhe Juventusi është i interesuar për ta transferuar francezin dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë faktin se Martial do të jetë në vitin e fundit të kontratës me Unitedin vitin e ardhshëm.