I pagabueshëm edhe në krahun e majtë - Bota Sot
I pagabueshëm edhe në krahun e majtë

Futboll

E hënë, 16 korrik 2018

I pagabueshëm edhe në krahun e majtë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:53
Elseid Hysaj

I pagabueshëm edhe në krahun e majtë. Elseid Hysaj bëri një tjetër paraqitje solide në “San Siro” kundër Milanit. “Tuttomercatoweb” i vendosi notën 6, shoqëruar me komentin: “I detyruar të bëjë ndonjë faull të tepërt, por në tërësi mbahet mirë duke konsideruar se është spostuar në krahun e majtë dhe përballë ka një kilent të vështirë si Suso, futbollist kyç i Milanit, duke i lejuar më shumë më shumë se çdo gjë tjetër krosime me këmbën e tij të dobët”.
[husaj]
Disi më i rezervuar vlerësimi i “Eurosport”, që i vendosi mbrojtësit kuqezi notën 5.5 dhe ishte më i hidhur në gjykim: “Vuan iniciativat e vazhdueshme të Susos, duke marrë dhe një karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj spanjollit. Asnjë gabim i dukshëm, por 90 minuta të vështira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test