Ish lojtari i Barçës, kritikon Buffonin

Futboll

Ish lojtari i Barçës, kritikon Buffonin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:30
Gigi Buffon

Polemikat e shumta gjatë ndeshjes Real Madrid vs. Juventus, pas penalltisë që u akordua në favor të ekipit në minutën e fundit të ndeshjes, po vazhdojnë të komentohen nga figura të njohura të futbollit botëror.

Së fundi është edhe ish lojtari i Barcelonës, Gary Lineker, i cili ka kritikuar portjerin Gigi Buffon për reagimet e tij dhe ka mbrojtur gjyqtarin e ndeshjes Michael Oliver.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social në Twitter, Lineker tha:

”Këto sulme të përgjakshme në Michal Oliver dhe gruan e tij janë të tepruara. Jam një admirues i madh i Buffon por sjellja e tij që nga ajo kohë nxitëse dhe jashtë rendit. Oliver po bënte punën e tij dhe është e vështirë të argumentosh kundër vendimeve të tij. I kuptoj emocionet por koha do t’a zbutë atë, Gianluigi.”

Rikujtojmë që Buffon u përjashtua me të kuq nga Michael Oliver pas protestave të vazhdueshme që bënte pas penalltisë ndërsa gruaja e gjyqtarit Oliver, është parë në Bernabeu gjatë ditës së ndeshjes, gjë që ka rritur edhe më shumë thashethemet për një ndihmesë të gjyqtarit për ekipin Madrilen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat