Pastore lë të hapur mundësinë e largimit nga PSG

Futboll

Pastore lë të hapur mundësinë e largimit nga PSG

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:26
Javier Pastore

Ylli argjentinas nuk po ka hapësirat e nevojshme në skuadrën e PSG-së.

Javier Pastore iu gëzua edhe një titulli kampion në Francë, pasi mbrëmë Paris Saint-Germain, me fitoren 7:1 ndaj Monacos edhe zyrtarisht u shpall kampion në Ligue 1.

Mirëpo, mesfushori argjentinas që tash e sa kohë pëlqehet nga Interi, ka lënë të hapur mundësinë të largohet nga PSG në fund të stinorit, për të shkuar në një ekip ku do të mund të luante më tepër.

“Ky titull është më i bukur pasi sezonin e kaluar kishim dështuar ta fitonim”, ka thënë Pastore

“Ndonëse fituam me rezultat të thellë, Monaco mbetet një ekip i madh”, “E ardhmja ime? Ende nuk kam vendosur. Dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë, duke fituar edhe një kupë. Pas kësaj të shohim...”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat