Pallotta: Nuk kemi pasur oferta për Dzekon

Futboll

Pallotta: Nuk kemi pasur oferta për Dzekon

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:36
Edin Dzeko

Presidenti i Romës ka mohuar të ketë pasur oferta për sulmuesin boshnjak. Një stinor fantastik për Romës, sidomos në Ligën e Kampionëve, ku skuadra italiane ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Një meritë të madhe për këtë sukses të Romës, ka edhe sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, për të cilin përflitej se mund të transferohej te Chelsea gjatë janarit. Mirëpo, presidenti i klubit romak, James Pallotta ka përgënjeshtruar një gjë të tillë, duke thënë se ai nuk ka pranuar asnjëherë oferta për Dzekon.

“Është e rëndësishme për një klub të dëgjojë të gjitha ofertat por për Edin nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete kanë qenë vetëm disa telefonata”, theksoi Pallotta duke iu referuar interesimit të Chelseat për sulmuesin boshnjak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat