Gerrard bëhet trajneri i kësaj skuadre

Futboll

Gerrard bëhet trajneri i kësaj skuadre

Më: 16 prill 2018 Në ora: 10:26
Gerrard

Legjenda” e Liverpool, aktualisht 37 vjeç, figuron në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Mick McCarthy në “Portman Road”.

Pronari i Ipswich, po shqyrton disa mundësi për trajnerin e ardhshëm dhe nëpërmjet disa ndërmjetëse kërkon të kuptojë dëshirën e Gerrard.

Ish-kapiteni i Anglisë ka lënë një përshtypje shumë të mirë te Liverpool U-18, etapa e parë e karrierës së tij dhe konsultohet vazhdimisht me Jurgen Klopp. Gjithashtu ai punon si opinionist televiziv.

Gerrard pati edhe një ofertë nga MK Dons, vitin e kaluar, por zgjodhi të vazhdojë punën te klubi që ka fituar Champions League.

Klopp ka thënë se Gerrard është po aq i talentuar dhe i përkushtuar si trajner, si ka qenë futbollit dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të pranojë ofertën për të punuar në Championship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat