Inzaghi pas derbit: Jemi të padëshiruar në zonën Champions, por do të luftojmë deri në fund - Bota Sot
Inzaghi pas derbit: Jemi të padëshiruar në zonën Champions, por do të luftojmë deri në fund

Futboll

E enjte, 26 prill 2018

Inzaghi pas derbit: Jemi të padëshiruar në zonën Champions, por do të luftojmë deri në fund

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:13
Simone Inzaghi

Ishte një Simone Inzaghi plot krenari ai që komentoi paraqitjen e Lazios në derbin e barazuar pa gola ndaj Romës.

Edhe pse verdhekuqtë u ndal në dy raste njëherë nga shtylla dhe njëherë nga traversa, Inzaghi deklaroi se edhe bardhekaltrit ishin shumë pranë fitores pasi ishin gjithmonë në lojë, por jo shumë të kthjellët në finalizim edhe pse me pak fat Lazio mund të fitonte.

I pyetur nëse Lazio e ka hedhur pas shpatullave eliminim nga Europa League, Inzaghi theksoi se një sezon i shkëlqyer nuk mund të hidhet në koshin plerave për vetëm disa minuta të dobëta të një ndeshjeje të çmendur.

Lazio aktualisht pozicionohet në vendin e 4-ët, pozicion që të kualifikon në Champions League sezonin e ardhshëm teksa po rivalizon fort me Romën dhe Interin, por për Inzhagin në këtë farë, bardhekaltrit janë skuadra e padishëriruar pasi të gjithë duan që në Champions, të kualifikohen Roma dhe Interi, edhe pse trajneri i kryeqytetasve shtoi se Lazio do të luftojë fort deri në fund për të kapur Champions-in.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test