Inter, 90 milionë euro për zero gola - Bota Sot
Inter, 90 milionë euro për zero gola

Futboll

E mërkurë, 18 korrik 2018

Inter, 90 milionë euro për zero gola

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:03
Mauro Icardi

Ajo kundër Atalanta-s ka qenë ndeshja e tretë e Inter-it pa fitore dhe ka treguar se zikaltërve u mungojnë alternativat. Mbrojtja është kthyer të jetë e pakalueshme, me vetëm një gol të pësuar në 7 javët e fundit, por lojtarët e Spalletti-t e kanë shumë të vështirë të gjejnë rrugën e golit.

Në Icardi dhe Perisic, që kanë shënuar 33 nga 50 golat e ekipit, nuk janë në një ditë të mirë, Inter nuk arrin të shënojë. Kështu, reparti i mesfushës përfundon nën akuzë. Të shtunën ka munguar Brozovic, lojtari më i mirë i repartit për momentin. Kroati ka realizuar tre gola në Seri A kundrejt 2 të Vecino dhe 1 të Borja Valero. Candreva nuk shënon prej më shumë se një viti.

Gagliardini po përmirësohet në krahasim me paraqitjet zhgënjyese të bëra gjatë dimrit, por dy gola në një sezon e gjysmë me Inter-in janë pak për një mesfushor që duhet të jetë e ardhmja e kombëtares së Italisë. Më pas vjen një Rafinha akoma në kërkim të vazhdimësisë në aspektin atletik, që i ka shtuar cilësinë Inter-it në sulm, por gjuajtjet e tij të gabuara po fillojnë të peshojnë te skuadra.

Cilësi, një fjalë që do të thotë gjithçka dhe asgjë, por që në të vërtetë përshkruan esencën e futbollit dhe vështirësitë e Inter-it për të luftuar për vendet e para të renditjes. “Fair Play Financiar” është një realitet që nuk mund të shmanget, por verën e ardhshme shtë e domosdoshme që të merren të paktën dy mesfushorë me peshë.

Emrat e Barella, Cristante, ose të Torreira dhe Praet (Sampdoria) nuk mund të mjaftojnë për një Inter që synon të marrë pjesë në Champions League dhe të kthehet të luftojë për titullin. Me Thohir në fillim dhe Suning më pas është humbur vetëm kohë, duke investuar 90 milionë euro (këtu përfshihen edhe 40 milionë euro për Joao Mario) në krijimin e një mesfushe që nuk është lartësinë e atyre të Juventus, Roma dhe Lazio. Duhet cilësi, por, më shumë se kaq, duhet shpenzuar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test