Shkëndija trondit Pelisterin, kampion i ri në Maqedoni

Futboll

Shkëndija trondit Pelisterin, kampion i ri në Maqedoni

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:53
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova është kampion i ri i Maqedonisë në futboll.  Tetovarët shkatërruan me lojë e rezultat fituesin e vjetëm të Kupës së Maqedonisë, Pelisterin, duke e mundur me rezultat 6:0. Ndryshe këto skuadra në fund të muajit prill do të luajnë në finalen e Kupës së Maqedonisë. Shkëndija luajti sikurse macja me miun në konak të Pelisterit dhe me lehtësi fitoi.  

Futbollistët Besmir Bojku (29’), Enis Fazllagiq (38’), Egzon Bejtullai (41’), Stenio Junior (58’), Armend Alimi (62’), Marjan Radeksi (64’), shënuan për fitoren e thellë të Shkëndijes.  Shkëndija është në krye të renditjes me 68 pikë pas 27 jave, 20 pikë më shumë se vendi i dytë, Vardari, kurse Pelisteri në vend të parafundit (i 9-ti) me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat