Drita nuk njeh rival, Trepça ’89 ‘shkeli’ Vëllaznimin

Futboll

Drita nuk njeh rival, Trepça ’89 ‘shkeli’ Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2018 Në ora: 16:50
Pamje nga një ndeshje

Drita nga Gjilani vazhdon me rezultate fantastike dhe drejt titullit të kampionit. Skuadra kaltër e bardhë para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Vllaznisë nga Pozhorani, në ndeshjen e javës së 27-të. Vllaznia pothuajse është pajtuar edhe me fatin e largimit nga liga, edhe pse ka shpresa të mëdha të paktën ta zënë hapin për barazh, kur dihet se pozita e dhjetë nuk ikë më shumë se 4 pikë.

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, është i gëzuar për tri pikë të reja. Në minutën e 18-të, penallti për Dritën, të cilën e ka konkretizuar Fidan Gërbeshi, 1:0. Në minutën e 29-të, Vllaznia mbetet pa një lojtar. Elbasan Thaçi ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes në Kryeziun. 

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Drilon Musaj thelloi fitoren në 2:0. Drita kryeson me 53 pikë, kurse Vllaznia është në fund me 14 sosh. Trepça ’89 nga Mitrovica, kampion në fuqi, nuk tregoi fare respekt për rivalin e vjetër, Vëllaznimin e Gjakovës, duke e deklasuar me rezultat 3:0. Golat i shënuan: Oto John (36' e 78) dhe Lapidar Lladrovci (70'). Trepça ’89 ngritët në vend të katërt me 43 pikë, kurse Vëllaznimi është në vend të nëntë me 35 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat