S’ka Real për Vidal? Mesfushori dëmtohet rëndë në stërvitje

Futboll

S’ka Real për Vidal? Mesfushori dëmtohet rëndë në stërvitje

Më: 15 prill 2018 Në ora: 16:18
Vidal

Gjatë seancës stërvitore të së dielës paradite Arturo Vidal gajtë një ushtrimi me topin me rezervat e Bayern Munich bën një hap të madh, kërkon të arrijë te topi – por përdredh keq gjurin e djathtë.

Kiliani rrëzohet menjëherë në tokë, më pas ndihmohet nga Ribery, trajneri i portierëve Tapalovic dhe mjeku Bianchi për të shkuar te makina e vogël që përdoret për të dëmtuarit.

Luftëtari bavarez trajtohet menjëherë nga mjekët e klubit. Ndërkohë të gjithë lojtarët e tjerë mblidhen për të parë gjendjen e tij. Robben e puth në kokë, Lewandowski i jep kurajë me një përqafim të vogël dhe më pas kiliani transportohet me makinë.

Një lajm shumë i keq për Bayern, me Vidal që sapo ishte rikthyer me grupin pas dëmtimit në gju. Herën e fundit që gjermanët zbritën në fushë ai u zëvendësua në minutën e 36’. Tani vjen një tjetër goditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat