Valverdes s’i intereson rekordi historik pas një jave të vështirë

Futboll

Valverdes s’i intereson rekordi historik pas një jave të vështirë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:21
Ernesto Valverde

Pas humbjes dëshpëruese kundër Romës dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë të jetë i kënaqur me shpirtin që lojtarët e tij treguan në fitoren e së shtunës mbrëma kundër Valencias.

Ai e ka çmuar këtë fitore shumë më shumë se rekordin që Barcelona e theu sot duke u bërë skuadra e parë në histori të La Ligës që nuk pëson humbje në 39 ndeshje radhazi në La Liga.

Fitorja ndaj Valencias nënkupton se klubit katalan tani i nevojiten vetëm edhe shtatë pikë për ta fituar titullin e shtatë në 10 sezonet e fundit në ligën elitare spanjolle.

“Jam optimist. Pas një humbje të madhe gjithmonë ekziston një periudhë zije e vajtimi, por më rëndësi është sesi reagon ndaj kësaj, ajo çfarë bën në ndeshjen e ardhës”, ka thënë Valverde pas ndeshjes.

“Kjo javë nuk qe javë për të menduar për rekorde”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat