Jose Mourinho merr “ok” për blerjen e dy mesfushorëve

Futboll

Jose Mourinho merr “ok” për blerjen e dy mesfushorëve

Më: 14 prill 2018 Në ora: 23:53
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka vendosur të marrë dy mesfushorë gjatë merkatos së verës dhe për këtë ka marrë miratimin e drejtuesve të “djajve”, që kanë vënë në dispozicion të trajneri portugez plot 150 milionë euro.

Dy objektivat e trajnerit portugez janë Blaise Matuidi i Juventus dhe Toni Kroos i Real Madrid.

Për të parin do të duhen rreth 50 milionë euro, pasi “Zonja e Vjetër” e konsideron të pashitshëm lojtarin që e mori për 30 milionë euro nga Paris SG, verën e kaluar.

Ndërkohë, për të bindur Real Madrid të heq dorë nga gjermani Kroos do të duhen rreth 100 milionë euro.

Kroos dhe Matuidi u përballën në çerekfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Juventus dhe ishin ndër më të mirët në fushën e lojës, duke treguar se janë dy nga mesfushorët më të aftë në qarkullim.

Kjo duket se ka bindur Jose Mourinho, që do të humbasë shërbimet e Karrick, që do të tërhiqet nga fundit dhe Fellaini, gjithnjë e më larg nga “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat