Statistika, Inter dhe Atalanta luajnë për Europë

Futboll

Statistika, Inter dhe Atalanta luajnë për Europë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 10:18
Inter dhe Atalanta

Sot në mbrëmje, në “Atleti Azzurri d’Italia” të Bergamos, në fushë do të jetë ndeshja numër 114 në Serie A mes Atalantas dhe Interit.

Zikaltërit milanez, thekson Opta, janë ata që kryesojnë në këtë bilanc me 62 fitore kurse kanë pësuar 23 herë. 28 janë ndeshjet ku skuadrat kanë dal me barazim.

Interi ka gjetur fitoren në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit me ‘bergamasket’ në kampionat (pastaj një humbje dhe një barazim) por nuk kishte fituar asnjë nga 6 ndeshjet e më hershme (tre barazime e tre humbje).

Vetem 5 jane ndeshjet ku skuadrat kane barazuar 0-0 ne keto 113 ndeshje, hera e fundit ishte në marsin e 2012 në Milano. Rezultati që kemi parë më së shpeshti, ndërkoh është 1-1, plotë 20 here, ndeshja e fundit që përfundoi me këtë rezultat ishte ndeshja e zhvilluar ne janarin e 2016.

Ndërsa kur flitet për statistikat e lojtarëve duhet të cekim statistikat e lojtarit më në formë te Interi , kapitenit Maurito Icardi-t

Në total, sipas statistikave të Opa, kapiteni interist i ka shënuar ‘bergamaskeve’ plotë gjashtë gola në dhjete ndeshje. Por të gjitha këto gola ai i ka shenuar ne Giuseppe Meazza, pra kur Interi luan si vendas. “Atleti Azzurri d’Italia” stadiumi i Atalantës është akoma një tabu për  argjentinasin, me fanelëen zikalter, por sonte mund te thyhet pasi ai po kalon në një forma mjaftë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat