Superliga vazhdon sot me tri ndeshje

Futboll

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dje është zhvilluar ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin me të pa dëshiruar në futboll 0 me 0 .

Ndërsa sot Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me tri ndeshje tjera që janë në plan për tu zhvilluar, Drenica e pret Flamurtari-n, një ndeshje mjaftë e vështirë për të dyja skuadrat të cilat luftojnë për mbijetesë.

Ndeshja e dytë është ajo e cila zhvillohet në Pejë, ku skuadra e Prishtinës pret në cilësin e vendasit skuadrën pejane të Besë-s.Prishtina kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve që të jetë në hap me Dritën në luftën për titull.

Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të zhvillohet ne Prizren, ku skuadra vendase Liria do të pret skuadrën e Llapit. Një ndeshje mjaftë dinamike pritet te jetë kjo,pasi që të dy këto ekipe janë në luftë për një vend që dërgon në kualifikimet për kupat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat