Hoxha, apel tifozëve të Prishtinës

Futboll

Hoxha, apel tifozëve të Prishtinës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:46
Pamej nga një ndeshje

Besa nga Peja nuk din për fitore ndaj Prishtinës në pesë duelet e fundit kampionale ku ka vetëm një barazim, ndërsa në gjashtë ndeshjet e fundit e ka vetëm një fitore për Kupë të Kosovës. Prishtina në këtë edicion dy herë ka mposhtur pejanët, në Drenas 4:0 dhe në Pejë 3:1, ndërsa tani bardhekaltërit, në Pejë në cilësinë e vendasit presin skuadrën vendase të Besës.

Prishtina në bilanc me Besën nga 61 ndeshjet zyrtare të pasluftës ka 34 fitore, 9 barazime dhe 18 humbje me goldallim +40, 102:62. Në Pejë, nga 29 përballjet, Prishtina ka bilanc negativ prej 10 fitoreve, 4 barazime dhe 14 humbjeve me goldallim +12 për Besën,  44:32, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Përderisa Prishtina klasifikohet e dyta me 47 pikë të tubuara dhe mëton titullin e kampionit, Besa renditet e 10-ta dhe po lufton për t’i ikur rënies nga Superliga për herë të parë në histori.

Prishtinës do t’i mungojnë të lënduarit si Khalid, Mazrekaj dhe Boshnjaku si dhe Curri i suspenduari me kartonë.

“Mendoj se nuk do të jetë lojë e lehtë ashtu siç doket në letër dhe nuk do të thotë asgjë klasifikimi i Besës, sepse prapë se prapë ajo do të ketë të paktën përparësinë e fushës. Por, jemi përgatitur maksimalisht duke mos dashur t’i lëmë asgjë rastësisht e lëre më të nënçmojmë kundërshtarin. Pra, me angazhim maksimal të gjithsecilit pres t’i argëtojmë tre pikë drejt rrugës ku i kemi shtruar vetës. Po ashtu iu bëjë apel tifozëve të Prishtinës që mundësisht të jenë numër sa më të madh në përkrahjen tonë, sepse ndihma e tyre na duhet më shumë se kurrë”, ka thënë sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat