Martinez: Në Argjentinë të gjithë jemi tifozë me Interin

Futboll

Martinez: Në Argjentinë të gjithë jemi tifozë me Interin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 06:40
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez është futbollist i ri i Interit.

Zyrtarizimi i sulmuesit argjentinas pritet të bëhet sapo të hapet afati kalimtar veror në Evropë.

Super talenti argjentinas ka shkëlqyer me fanellën e Racing Club dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Por reprezentuesi i Argjentinës ka dhënë edhe arsyejet se pse zgjodhi Interin para Dortmundit dhe skuadrave tjera.

“Vendosëm së bashku me menaxherët se Serie A do të më jepte mundësi më shumë të rritem se Bundesliga ose kampionatet tjera nga ku kisha oferta”.

“Interi tregoi interesim më të fortë dhe e zgjodha këtu klub edhe për një arsyeje tjetër pasi të gjithë në Argjentinë jemi tifoz të zi kaltërve pasi aty kanë luajtur lojtarët më të mirë argjentinas”, u shpreh Martinez.

Martinez ka pranuar se ende nuk e ka nënshkruar kontratën pasi fillimisht do t’i duhet t’i kalojë vizitat mjekësore.

“Kontratën nuk e kam nënshkruar ende pasi fillimisht duhet t’i kalojë vizitat mjekësore. Gjithsesi shpresojë të kem sukses dhe t’i justifikoj shpenzimet e bëra nga klubi”, përfundoi talenti argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat