Tre shqiptarë apo dy vëllezër e një kushëri, që luajtën në ish Ligën e Parë të Jugosllavisë

Futboll

Tre shqiptarë apo dy vëllezër e një kushëri, që luajtën në ish Ligën e Parë të Jugosllavisë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:39

Nëse shfletojmë historinë, pa dyshim se Kosova ka dhënë shumë emra të mëdhenj të sportit. Pa dyshim se në shumë sporte ka pasur kapacitete që t’i shkatërrojnë klubet e mëdha në ish Jugosllavi. Vëllezërit Prekazi, Luani e Xhevati dhe kushëri i tyre, Rafeti, kanë luajtur në ish Ligën e Parë të Jugosllavisë.

Image

Rafet Prekazi

Prekazët nga Mitrovica bile në ditët e sotme Rafet Prekazi po bën bujë me kombëtaren e Kosovës U-21, në kualifikimet për Kampionatin Evropian, në javën e katërt të marsit i nxori një pikë (0:0) kampionit në fuqi të botës dhe Evropës, Gjermanisë.

Image

Xhevat Prekazi

Rafeti është shkollë e Trepçës dhe me Prishtinën e gjeneratës së artë të Fadil Vokrrit, ka luajtur në Ligën e parë. Xhevati ka luajtur në Hajduk të Splitit e në Partizan të Beogradit, që besa edhe në Gallatasaray të Turqisë, kurse Luani në Partizan dhe shumë vite edhe trajner në klubet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat