Ishte apo nuk ishte penallti, flasin gjyqtarët

Futboll

Ishte apo nuk ishte penallti, flasin gjyqtarët

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:12
Ishte apo nuk ishte penallti

Nuk flitet për asgjë tjetër. Ndërhyrja e Benatia ndaj Lucas Vazquez është tema e bisedës së sotme në mbarë botën. Real Madrid arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi Cristiano Ronaldo materializoi penalltinë e diskutueshme të minutës së 98-të, por edhe një ditë më vonë, ende nuk ka ndonjë vendim të saktë për rastin: ishte apo nuk ishte penallti.

Gjyqtarët spanjollë dhe ndërkombëtarë dëshironin të jepnin mendimin e tyre…, por nuk pajtohen. Andújar Oliver, gjyqtar i “Radio MARCA”, pasi ka parë disa përsëritje, konsideron se nuk ka penallti. “Nuk ka kontakt të mjaftueshëm për të dhënë dënim maksimal, Benatia madje e prek topin”.

Ansuátegui Roca thotë në vijim: “Është penallti Por, penalltitë në kohën shtesë, që ndryshojnë rezultatin, janë gjithmonë shumë të diskutueshme. Ka një shtytje, mbrojtësi ndërhyn mbi sulmuesin dhe e hedh atë poshtë”.

Iturralde González shpjegoi në “La Ser” se nuk kishte kontakt të mjaftueshëm për të sinjalizuar një penallti. Sipas tij, arbitri anglez, Michael Oliver, gaboi. “Ndërhyrja e Benatia ndaj Lucas Vazquez nuk është e mjaftueshme, nuk duhej të ishte akorduar penallti”, – tha spanjolli.

Një tjetër arbitër spanjoll, Rafa Guerrero, është shprehur në rrjetet e tij sociale në lidhje me momentin e shumëdiskutueshëm në “Bernabeu”: “Unë e kuptoj se koha në të cilën ajo ndodhi është e dhimbshme për tifozët e tjerë, përveç atyre të Real Madridit Por, e vërteta është se ishte penallti”.

Nga ana e tij, Felipe Ramos, ish-gjyqtari meksikan, i cili ka marrë pjesë në Kupën e Botës në Kore dhe Japoni, në vitin 2002, beson se penalltia ishte e qartë. “Unë nuk shoh vend për polemika në këtë rast, thjesht arbitri ka aplikuar rregullin e sanksionimit mirë në favor të Real Madridit”, – shkroi ai në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.

Një tjetër gjyqtar meksikan, Gilberto Alcalá Pineda, nuk pajtohet me bashkatdhetarin e tij, Felipe Ramos Rizo. “Nuk ishte penallti”, – tha ai, disa herë, të mërkurën mbrëma. Graham Poll, arbitri anglez me mbi 20 vite eksperiencë dhe që aktualisht drejton ndeshje në Premier League, gjithashtu donte për t’iu referuar momentit të diskutueshëm të ndeshjes Real Madrid-Juventusi.

Si anglez, ai mbrojti arbitrin e ndeshjes. “Michael Oliver tregoi guxim dhe ishte i saktë në “Bernabeu”. Ai ishte aq trim, sa për ta dhënë penallti. I rrethuar në mënyrë të turpshme nga një gjysmë duzine lojtarësh të Juventusit, arbitri ishte i qetë dhe dëbimi me karton të kuq i Buffon ishte i saktë. Është një turp pse Federata Angleze e Futbollit nuk e ka promovuar Michael Oliver më parë, sepse mund të kishte shkuar në Kupën e Botës në Rusi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat