Jose Mourinho sfidon Chelsea për mesfushorin brazilian…

Futboll

Jose Mourinho sfidon Chelsea për mesfushorin brazilian…

Më: 12 prill 2018 Në ora: 00:47
Jose Mourinho

Jose Mourinho është gati t’i shpallë luftë klubit të tij të vjetër Chelsea për të marrë futbollistin e Watford, Richarlison, i vlerësuar 45 milionë euro.

Watford e zbuloi brazilianin vetëm tetë muaj më parë, duke e blerë për 15 milionë euro nga Fluminense dhe ai nuk shënon prej pesë muajsh në Premier League, megjithatë mbetet objektivi kryesor i disa prej klubeve më të mëdha në Europë.

Chelsea është vënë prej kohësh në gjurmët e tij duke përfituar nga shoqëria që ka me David Luiz dhe Willian.

Ekipet franceze Paris Saint-Germain dhe Monaco janë gjithashtu të interesuar për Richarlison, teksa listës së klubeve që kërkojnë 20-vjeçarin i është shtuar edhe Manchester United, me urdhër të Jose Mourinho.

Richarlson e nisi sezonin me 5 gola në 12 ndeshjet e para, por të pas largimit të trajnerit Marco Silva në janar forma e tij ka njohur rënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat