Milan e konsideron të paprekshëm, por ato 38 mln euro…

Futboll

Milan e konsideron të paprekshëm, por ato 38 mln euro…

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:32
Milan

Sipas “Corriere della Sera”, Milan nuk ka ndërmend të shesë yllin e tij në merkaton e ardhshme të verës. Në fakt, Jesus Suso konsiderohet si një nga pikat më të forta të ekipit të Gattuso-s.

Por, në kontartën që spanjolli ka nënshkruar shtatorin e kaluar me kuqezinjtë, ekziston një klauzolë 38 milionë euro dhe, duke marrë parasysh ofertat e shumta që milanezët marrin për ish-lojtarin e Liverpool, nuk mund të përjashtohet mundësia që lojtari të vendosë të largohet.

Ndërkohë, për të përditshmen “Tuttosport”, duke shitur Suso-n bashkë me portierin Donnaruma, për të cilin interesohet PSG, Milan mund të grumbullojë 100 milionë euro. Një shifër që mund të rregullojë bilancin e klubi në pritje të sanksioneve që UEFA do t’i vendosë “Djallit” për “settlemenet agrement”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat