”Juve nuk është eliminuar, gjithçka është e mundur”

Futboll

”Juve nuk është eliminuar, gjithçka është e mundur”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:19
Foto nga ndeshja e kaluar

Juventusi duhet që të besojë se është në gjendje për t’u kualifikuar ndaj Real Madridit, thotë Andrea Pirlo.

Reali Madridi për pak sa nuk ka siguruar gjysmëfinalen, por “për paku” ishte i madh për Barcelonën ndaj Romës.

Është Pirlo ai që beson se disavantazhi i Juventusit nga ndeshja e parë mund të shkrihet me anë të një performance spektakolare në ndeshjen kthyese.

“Gjithçka është e mundur në futboll. Do të jetë ndeshje e vështirë, por duhet që të provojnë”.

“Është e rëndësishme që të kemi mentalitetin e duhur dhe të shkojmë e të rikuperojmë disavantazhin. Është e vështirë, por Juve duhet të provojë”.

“Ka shumë mendime për këtë sfidë, gjithmonë ka shpresë për të shkrirë diferencën e madhe në rezultat. Ëndrrat janë gjithmonë të mira një ditë para ndodhisë, e të gjithë shpresojmë që ato të bëhen realitet më vonë”, theksoi Pirlo.

I pyetur nëse është ambient frikësues Bernabeu, Pirlo u ka dhënë kurajë futbollistëve.

“Jo, nuk është e frikshme. Duhet të jenë krenarë që po luajnë në një stadium kaq të rëndësishëm”.

“Kur luani ndeshje të tilla nuk ka vend frika, duhet të shijohet futbolli”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat