Liga e Kampionëve, sonte mësohen dy gjysmëfinalistët tjerë - Bota Sot
Liga e Kampionëve, sonte mësohen dy gjysmëfinalistët tjerë

Futboll

E diel, 23 shtator 2018

Liga e Kampionëve, sonte mësohen dy gjysmëfinalistët tjerë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 08:42
Liga e Kampionëve

Pas dy ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëvë, Roma dhe Liverpool sot do të mësojnë emrat e dy ekipeve që do të kualifikohen në gjysmëfinale.

Sonte do të jenë edhe dy ndeshje tjera mjaft interesante.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Real Madridi-t dhe Juventusi-t. Reali hynë në këtë ndeshje me një avantazh prej 3 golash, pasi në Torino arriti ta mposhtë skuadrën e Juventusit me rezultat 0 me 3.A do të jetë në gjendje që edhe Juventus si skuadra e Romës të bëjë një paraqitje fantastike dhe të rikthej rezultatin në të mirë të vetin mbetet të shihet sonte me fillim prej orës, 20:45.

Ndeshja tjerët është ajo që do të zhvillohet në 'Allianz Arena' ku skuadra vendase Bayern Munich do të pres skuadrën spanjolle të Sevilla-s.Ndeshja e parë mes këtyre dy skaudrava ka përfunduar me rezultat 2 me 1 në të mirë të Bayernit, i cili shihet si favoritë të kalojë në fazën tjetër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test