Dorëzohet Fabregas

Futboll

Dorëzohet Fabregas

Më: 10 prill 2018 Në ora: 14:29
Cesc Fabregas

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas e ka pranuar se skuadra e tij nuk mund ta mbyll sezonin në mesin e katër skuadrave të para në Premier Ligë.

Barazimi i “Bluve” të Londrës fundjave e kaluar kundër West Hamit (1:1), ka zvogëluar gjasat që Chelsea të siguroj një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli thotë se qysh tash skuadra e tij duhet të mendoj për edicionin e ardhshëm.

“Duket shumë vështirë të arrihen katër të parat. Por, ne tani duhet të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Fabregas.

Chelsea aktualisht renditet e pesta më 57 pikë, dhjetë më pak se Tottenham që është e katërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat