Një ish e ndëshkon, Inter rrezikon Champions-in

Futboll

Një ish e ndëshkon, Inter rrezikon Champions-in

Më: 8 prill 2018 Në ora: 14:33
Adem Ljajic

Torino ka mundur Inter 1-0 në javën e 31-të të kampionatit italian. Një rezultat ky, ashtu si barazimi 0-0 me Milan në mesjavë, që mund të thuhet se ka qenë i padrejtë për zikaltrit, të cilët tani rrezikojnë të humbasin vendin e katërt në klasifikim, nëse Lazio do të fitojë në fushën e Udinese-s, ndeshje që do të luhet sot në orën 18:00.

Takimi ka filluar mirë për miqtë, të cilët kanë pasur një rast të pastër në minutën e 13-të, por ka qenë portieri Sirigu që i ka mohuar golin kapitenit Mauro Icardi me një pritje të bukur.

Goli që ka zhbllokuar takimin ka ardhur nëntë minuta para fundit të pjesës së parë dhe është shënuar nga vendasit, të cilët kanë kaluar në avantazh me ish-sulmuesin e Inter, Adem Ljajic.

Në minutën e 43-të të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë i Torino-s, i shënuar nga Iago Falque, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Inter e ka filluar pjesën e dytë në sulm, duke shkuar disa herë afër golit të barazimit. Rasti më i rrezikshëm ka qenë ai i minutës së 70-të, kur gjuajtja e Ivan Perisic është ndalur nga shtylla, teksa portieri Sirigu ishte i mposhtur.

Sulmet e lojtarëve të Spalletti-t kanë qenë të vazhdueshme, por goli ka munguar dhe rezultati ka mbetur i pandryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat