Laureat Blanc, emri i fundit për stolin e Chelsea

Futboll

Laureat Blanc, emri i fundit për stolin e Chelsea

Më: 8 prill 2018 Në ora: 07:37
Laureat Blanc

Chelsea është në kërkim të pasardhësit të Antonio Conte-s sezonin e ardhshëm dhe kandidati i fundit është ish-trajneri i PSG Laurent Blanc, kështu pretendon Tuttomercatoweb.

Conte ka rrëfyer së fundmi se e ardhmja e tij në Stamford Bridge është në dyshim pas ecurisë së dobët në Premier League.

Ekziston një listë e gjatë e kandidatëve, duke përfshirë trajneri i Juventus Max Allegri dhe atë të Napolit Maurizio Sarri.

Sipas italianes TMW, Chelsea tani ka kontaktuar Blanc për rolin e trajnerit.

52-vjeçari ka trajnuar ekipe si Bordeaux, përfaqësuesen e Francës dhe Paris Saint-Germain nga 2013 deri në 2016.

Mbrojtësi fitues i Kupës së Botës gjatë karrierës së tij ka luajtur në Francë, Itali, Spanjë dhe Angli, duke e mbyllur te Manchester United në 2003.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat