Një emër i ri për drejtimin e Chelseat

Futboll

Një emër i ri për drejtimin e Chelseat

Më: 7 prill 2018 Në ora: 18:05
Chelsea

Chelsea po kërkon ta zëvendësojë Antonio Conten në sezonin e ardhshëm me ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit, Laurent Blanc, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Conte ka rrëfyer së fundmi se e ardhmja e tij në “Stamford Bridge” është në dyshim për shkak të mosarritjes së sukseseve në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Përveç Blanc, në listën e trajnerëve të dëshiruar nga “Blutë e Londrës” janë edhe trajneri i Juventusit, Max Allegri dhe ai i Napolit, Maurizio Sarri.

52-vjeçari, për tre vjet, e drejtoi Bordeauxin, para se t’i jepej detyra e përzgjedhësit të Francës. Në PSG, ai ishte nga viti 2013 deri në vitin 2016. Ish-mbrojtësi, Kampion i Botës me Francën, si futbollist luajti në ligën franceze, italiane, spanjolle dhe angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat