Rudi: Vëllaznimi është në rrugë të mirë për finale

Futboll

Rudi: Vëllaznimi është në rrugë të mirë për finale

Më: 5 prill 2018 Në ora: 19:18
Lorik Rudi

Vëllaznimi, Prishtina, Drenica e Vushtrria, janë skuadra që mëtojnë finalen e madhe të Kupës së Kosovës, por gjithçka do të dihet me 12 prill (në javën e ardhshme ), kur zhvillohen takimet e kthimit. Vëllaznimi nga Gjakova ka përparësinë e fushës dhe nxori edhe barazim (1:1) në Skenderaj me Drenicën, kurse Prishtina me epërsi minimale (1:0) do të shkojë në Vushtrri. Lorik Rudi, autor i golit ndaj Drenicës, tha se Vëllaznimi ka gjasa të mëdha të kualifikohet në finalen e madhe.

“Mendoj që kemi marrë rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe mbetet edhe një ndeshje tjetër për t’u luajtur. Besoj se jemi në rrugë të mirë për të shkuar në finale”, tha Rudi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Vëllaznimi po tregohet gjithnjë e më i fortë në pjesën pranverore dhe kurrë më afër finales. “Duke shikuar orarin e vështirë dhe lojërat e mira që jemi duke i bërë jemi më mirë se në vjeshtë. Mendoj që edhe me ardhjen e kryesisë së re dhe disa përforcimeve dhe trajnerit i cili ka punuar me shumicën e lojtarëve edhe më herët, ka bërë që të jetë Vëllaznimi edhe më i fortë se në vjeshtë”, ka thënë mesfushori ofensivë. Sa është vështirë për Vëllaznimin, që lufton për Kupë dhe në anën tjetër për mbetje në ligë, një presion i madh?

“Mendoj që është më e vështirë që të luftoj në Kupë dhe për mbetje në ligë, por besoj që në fund të sezonit do të përfundojmë shumë mirë si në ligë ashtu dhe në Kupë”, tha Rudi.  Sa i përket skuadrave që janë më afër titullit, Rudi tha: “Mendoj që favoritët kryesorë për titull janë: Prishtina dhe Drita”.  Vëllaznimi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat