FSHF vazhdon të fshihet

Futboll

FSHF vazhdon të fshihet

Më: 5 prill 2018 Në ora: 11:44
Pamje nga një ndeshje

Federata Shqiptare e Futbollit, që ka përfituar para nga marrëveshja me TVSH-në për transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë, vazhdon të bëjë lojën e “strucit” sa herë që ka çështje të ndjeshme, në të cilat është e përfshirë drejtpërdrejt ajo. Federata është palë në marrëveshjen e nënshkruar rreth dy vite më parë dhe panorama sport tentoi gjatë ditës së djeshme të kishte një qëndrim zyrtar në lidhje me skandalin e mostransmetimit të asnjë takimi të kampionatit gjatë javës së kaluar.

Asnjë prej disa zyrtarëve të federatës që u kontaktuan nuk reaguan në lidhje me këtë çështje. Si në shumë raste të tjera, federata fshihet, në një kohë që bëhet fjalë për produktin e saj duke mos u interesuar vetëm për paratë që përfiton nga kontrata, por edhe të jetë vëzhguese që ajo të respektohet me përpikëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat