Nuk ka fitues në derbi, Milani dhe Interi luajnë pa gola

Futboll

Nuk ka fitues në derbi, Milani dhe Interi luajnë pa gola

Më: 4 prill 2018 Në ora: 20:39
Foto nga ndeshja

Milani dhe Interi kanë luajtur pa gola në Derby della Madonnina që u zhvillua të mërkurën mbrëma në San Siro.

Leonardo Bonucci rrezikoi për Rossonerët me një goditje me kokë, ndërsa Mauro Icardi ia doli të shënonte, por me ndihmën e VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Asnjëherë prej skuadrave nuk arriti ta gjente rrjetën në gjysmën e parë, ashtu që shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Në gjysmën e dytë, edhe kuqezinjtë e futën topin në rrjetë me anë të Patrick Cutrones, por ai ishte në pozitë jashtë loje.

Një tjetër shans të mrekullueshëm e pati Mauro Icardi, por sulmuesi i Nerazzurrëve e huqi portën e zbrazët.

Edhe në minutat shtesë të takimit, argjentinasi nuk arriti ta fuste topin në portën e zbrazët dhe ta shënonte golin e fitores.

Përkundër barazimit, Interi ruan pozitën e katërt në tabelë, me dy pikë më shumë se Lazio që ndodhet një vend më poshtë.

Milani është i gjashti në tabelë me 51 pikë, tetë më pak se Nerazzurrët, ndërsa gara për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve është vështirësuar shumë për Rossonerët.

Në xhiron e ardhshme, ekipi i Gennaro Gattusos është nikoqir i Sassuolos, ndërsa lojtarët e Luciano Spallettit udhëtojnë te Torino.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat