Fitore minimale e Prishtinës, jo e qetë për Vushtrri

Futboll

Fitore minimale e Prishtinës, jo e qetë për Vushtrri

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2018 Në ora: 16:07
Pamje nga një ndeshje

Prishtina shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Vushtrrisë, në ballafaqim e parë të gjysmëfinales së Diogitalb Kupës së Kosovës në futboll. 

Vushtrria i rezistoi fortë bardhekaltërve dhe kjo humbje e ngushtë i lë mundësi që të bëjnë diçka në fushën e saj. Në minutën e 2-të, Jetmir Topalli i pafat, sepse lehtë ka mundur të tundë portën e Prishtinës. Në minutën e 20-të, Basid Khalidit shënon për fitoren e Prishtinës fal asistimit të Bozhoviqit. 

Arbër Hoxha në minutën e 74-të, gati sa dyfishoi epërsinë, me fat Vushtrria. Megjithatë, Prishtinën e pret një punë jo e lehtë në Vushtrri, e cila është anëtare e Ligës së Parë të Kosovës. Vushtrria befasoi për të mirë me lojë dhe me pak fat do të dilte me rezultat të favorshëm nga stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Gjithçka rreth skuadrave që do ta prekin finalen e Digitalb Kupës së Kosovës mbetet të përcaktohet në ndeshjet e kthimit të cilat zhvillohen më 18 prill në Vushtrri, përkatësisht në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat