Dorëzohet Allegri: Me 2-0 do të kisha besuar, por tani e pamundur

Futboll

Dorëzohet Allegri: Me 2-0 do të kisha besuar, por tani e pamundur

Më: 4 prill 2018 Në ora: 06:43
Max Allegri

Max Allegri është i dëshpëruar me golin e tretë të pësuar, pasi sipas tij me 0-2 do të kishte shpresa për ndeshjen kthimit. Bardhezinjtë pësuan dy herë nga Ronaldo dhe një herë nga Marcelo në ndeshjen e humbur në shtëpi.

“Nëse luan kundër skuadrave të tilla duhet të kesh edhe fat me një lojtar si Ronaldo që ta ketë natën e keqe. Ishim pasiv dhe statik në golin e parë, ndërsa luajtëm mirë për një orë”.

“Humbëm me rezultat 3-0, por skuadra luajti mirë për 60 minuta, por i mungoi freskia në fund. Luanim kundër skuadrës që e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit”

“Kishim raste që të barazonim. Jam i dëshpëruar për golin e tretë, pasi me 2-0 do të kishim provuar që të riktheheshim. Tani duhet të fokusohemi në pjesën e mbetur të sezonit, pasi kemi Scudetton dhe Kupën e Italisë”.

“Nuk kam asgjë për tu thënë lojtarëve, pasi humbën ndaj sulmuesit më të mirë në borë dhe paguan disa gabime që i bën”.

“Duhet ta mbajmë kokën lartë të luftojmë në Serie A dhe të shkojmë në Madrid që ta bëjmë lojën tonë”, ka thënë Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat