Buffon: Keqardhje për humbjen, Ronaldo krahasohet me legjenda si Pele e Maradona

Futboll

Buffon: Keqardhje për humbjen, Ronaldo krahasohet me legjenda si Pele e Maradona

Më: 3 prill 2018 Në ora: 23:55
Buffon pas ndeshjes

Gigi Buffon ka thënë se Juventusi ishte përballë një kundërshtari të fortë, ndërsa Ronalo krahasohet me legjenda si Pele dhe Maradona.

Bianconerët nuk kishin pësuar humbjen në shtëpi që nga viti  2013 kur kishte pësuar nga Bayern Munich.

Ronaldo ishte protagonist në fitoren me rezultat 3-0.

“E pamë që Ronaldo gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet një lojtar i një niveli të jashtëzakonshëm, ku së bashku me Leo Messi, arrijnë objektiva të jashtëzakonshëm”.

“Ai ka vlera që mund të krahasohet me Maradonan dhe Pelen, për mënyrën se si ka arritur të vendos ndeshje dhe të fitojë trofe”.

“Gabimet ndodhin, pasi je duke luajtur kundër një kampioni”.

“Ndjej keqardhje dhe zhgënjim të madh, sepse ndoshta nuk do të jemi në gjendje të shkojmë përpara dhe kjo keqardhje është një keqardhje e madhe”, ka thënë Buffon.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat