Spalletti: Derbi nuk do të jetë vendimtar për Champions League!

Futboll

Spalletti: Derbi nuk do të jetë vendimtar për Champions League!

Më: 3 prill 2018 Në ora: 21:01
Luciano Spalleti

Derbi i Milanos ka parfumin e Europës, por jo vendimtare për Champions League, sipas Spalletti: “U treguam të aftë që u vendosëm sërish në një pozicion të mirë në klasifikim dhe kësisoj kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare për ne. E rëndësishme, por jo vendimtare. Milan është një skuadër e fortë. Padyshim që duam të fitojmë, por nuk vendoset sezoni ynë.”

Inter ka ndryshuar ecurinë në javët e fundit. “Gjithçka varet nga ajo që bëjnë futbollistët. Tani ata janë të dashuruar me Inter, me fanellën dhe me tifozët. Duhet të japim maksumin në të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të paraqesim në fushën e lojës atë që bëjmë gjatë stërvitjeve,” – vazhdoi Spalletti.

Te zikaltërit duket se ka rilindur Brozovic, tani që kroati po aktivizohet në rolin e organizatorit. “Në këtë moment ai është më i përshtatshëm se të tjerët në atë rol. Në fillim bëra një gabim pa dashje me rolin e tij, por numrat më tregonin se do të ishte shumë e rrezikshme ta vendosnim para mbrojtjes. Ky ndryshim roli i ka rritur përgjegjësinë dhe e ka bërë të ndihet i rëndësishëm dhe ka filluar të komandojë lojën tonë,” – vazhdoi trajneri i Inter.

I pyetur se cili prej dueleve në fushë mund të shënojë fatet e derbit, Spalletti shtoi: “Do të ketë rëndësi sjellja e të gjithë futbollistëve, e dy ekipeve dhe jo duelet. Duhet të tregojmë personalitet. Eshtë një ndeshje mes dy ekipeve që gjatë muajit të fundit kanë treguar një formë të mirë dhe synojnë për pjesëmarrjen në Champions League. Uroj që të jetë një derbi si e meriton qyteti i Milanos.”

Në fund, ai komenton formacionin e Inter: “Në tre ndeshjet e fundit, formacioni ka qenë i detyruar sepse vura re që skuadra doli nga kriza që e karakterizoi për tetë ndeshje. Kam në përbërje futbollistë të aftë që kanë forcën e duhur për të përballuar ndeshje të tilla si është derbi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat