Haxhimusa: Keq nëse mbetemi jashtë garave evropiane

Futboll

Haxhimusa: Keq nëse mbetemi jashtë garave evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2018 Në ora: 19:04
Betim Haxhimusa

Gabimi më i vogël do të jetë fatal për të gjitha ato skuadrat që synojnë titullin në elitën e futbollit sidomos për Feronikelin e Drenasit, Llapin nga Podujeva, Gjilanin dhe Trepçën ’89 nga Mitrovica, kampion në fuqi. Drita është lider me 47 pikë, ka 3 më shumë se Prishtina në vend të dytë dhe pesë se Liria që renditet në pozitën e tretë.

Katër skuadra janë me pikë të njëjta, 39: Feronikeli, Llapi, Gjilani dhe Trepça ’89. Këto katër skuadrat e fundit pa e lënë anash edhe Lirinë, gabimi më i vogël i tyre vështirë që mund të përmirësohet në tetë javët që kanë mbetur deri në fund. Një fakt tjetër interesant është se, Gjilani dhe Feronikeli, janë dy skuadra më me së shumti barazime. Këto skuadra për 25 javë kanë 12 barazime, 9 fitore e më së paku humbje, gjithsej 4, ndërsa lideri Drita ka më së paku humbje 2,  dhe ka regjistrua 12 fitore e 11 barazime. Feronikeli ka goldallimin 27:14, kurse Gjilani 22:13.  

Sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa, tha se ende kanë gjasa për titull dhe do të luftojnë deri sa ekzistojnë mundësitë edhe matematikisht. Ai është i lumtur për tri gola që realizoi për Gjilanin në fitoren me rezultat 4:0 kundër Vllaznisë nga Pozherani.  

“Bota sot”: Të dielën që e lamë pas shënuat het-trik për fitoren e Gjilanit me rezultat 4:0 me Vllazninë, a e synonin epitetin e shënuesit më të mirë në elitë?

Betim Haxhimusa: Ka qenë het-trik imi dhe më ka bërë shumë të lumtur, por nuk mendoj për epitetin e shënuesit më të mirë. Prandaj, mendoj se vetëm me gola mund t’i shërbej skuadrës sime, kjo është detyrë e imja.

“Bota sot”: Gjilani ende është në garë për titull, a shpresoni se mund të arrini kreun deri në fund?

Betim Haxhimusa: Kemi humbur pak hapin në luftë për titull, megjithatë do të luftojmë deri në fund.

“Bota sot”: A mendoni se Gjilani është rikthyer në formë dhe çfarë i duhet në javët e ardhshme?

Betim Haxhimusa: Jemi në formë dhe besoj se do të vazhdojmë kësisoj. Çfarë na duhet për javët e ardhshme?  Të hyjmë në çdo ndeshje për fitore.

“Bota sot”: A është vendimtare takimi me Llapin në Podujevë, pra sa i përket luftës për titull dhe a do iu kënaq edhe një pikë?

Betim Haxhimusa: Është vendimtare për arsye se, nëse fitojmë jemi ende në hap për titull, nëse jo gjasat realisht humbin.

“Bota sot”: ‘Çfarë iu premton tifozëve 'Skifterave'?

Betim Haxhimusa: Premtoj angazhim të madh dhe normalisht gola sepse ky është mision im.

“Bota sot”: Pothuajse shtatë skuadra në garë për titull, cila është më afër qëllimit?

Betim Haxhimusa:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat