Karikatura e Ditës: Chelsea drejt Evropa Ligës

Futboll

Karikatura e Ditës: Chelsea drejt Evropa Ligës

Më: 2 prill 2018 Në ora: 16:55
Chelsea

rotagonist i karikaturës së ditës të Goal.com për ditën e hënë është klubi londinez, Chelsea.

Skuadra e Antonio Contes humbi 3-1 në shtëpi kundër Tottenhamit, për herë të parë pas plot 28 viteve, dhe pothuajse i ka thënë lamtumirë përpjekjeve për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Chelsea mbetet i pesti në Premierligë dhe tani ka tetë pikë më pak se Tottenham, që është në vendin e katërt, pozitën e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit anglez.

“Ndalesa e radhës: Evropa Ligë! Tottenham e hedh Chelsean jashtë garës për një pozitë në Ligën e Kampionëve pasi e mposhti 3-1 në ‘Stamford Bridge!’”, e përshkruar Goal.com Karikaturën e Ditës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat