S'ka shqetësime

Futboll

S'ka shqetësime

Më: 2 prill 2018 Në ora: 11:37
Antonio Conte

Antonio Conte tha se ai nuk është i shqetësuar se mund të humbasë vendin e punës te Chelsea, pavarësisht se “lamtumira” duket thuajse e sigurt pas humbjes që “blutë” pësuan kundër Tottenham, 3-1 në Londër, duke iu larguar së tepërmi mundësisë për të qenë në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Nuk dua t’i krijoj probleme askujt dhe të analizojë në këtë momente përse një ekip që e nisi sezonin si kampion po kalon këtë moment,” – tha italiani.

48-vjeçari kërkohet nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain dhe pavarësisht se ka edhe një vit kontratë me londinezët. “Skuadra ime nuk arriti të mbyllë ndeshjen kur e pati mundësinë dhe më pas pësuam një gol “idiot” që na vuri në vështirësi në fund të pjesës së parë,” – deklaroi Conte.

Më pas, trajneri i Chelsea shtoi: “Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Unë po jap gjithçka që kam dhe do të bëj të pamundurën që futbollistët e mi të vazhdojnë të japin më të mirën e vetes, ashtu si po bëjmë. As që e mendoj të ardhmen. Unë punoj 24 orë në ditëm për Chelsea dhe kështu do të vazhdoj deri në ditën e fundit të sezonit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat