“Cristiano Ronaldo ishte i… Juventus”

Futboll

“Cristiano Ronaldo ishte i… Juventus”

Më: 2 prill 2018 Në ora: 08:58
Cristiano Ronaldo

Zyra menaxheriale “Gea”, ortak i së cilës ishte edhe Alessandro Moggi, ishte nga të parat që tentoi bashkëpunimin me menaxherin tashmë elitar, Jorge Mendes. Pikërisht në verën e vitit 2003, portugezi Mendes tentoi të promovoi diamantine e tij të parë, Cristiano Ronaldo. Ishte një djalosh 18-vjeçar që debutoi te Sporting Lisbona dhe të gjithë sytë e gjysmës së Europës u drejtuan tek ai. Mendes dëshiron ta dërgojë në Itali, që në atë moment ishte maksimumi i futbollit. Është pikërisht “Gea” që tenton ta ndihmojë.

“Ia ofruam Parmës dhe Lazios, por që të dyja e anashkaluan. Talenti ishte i padiskutueshëm, por ishte shumë i ri dhe asnjëri nga dy ekipet nuk i besonte. Padyshim sot janë penduar rëndë. Krejt ndryshe, Juventusi e dëshironte. Nuk kishte dyshime. Drejtuesit bardhezi na dërguan në Lisbonë bashkë me Mendes, për të mbyllur në kohë rekord tratativat me Sporting. Ideja ishte që të realizohej shkëmbimi me Marcelo Salas”, tregon agjencia “Gea”.

Pas katër orësh në pritje të dakordësisë së Salas, mbi Cristiano Ronaldo u vërsul Manchester United. Në Lisbonë, në një tjetër hotel të qendrës kishte mbërritur Jason Ferguson, djali i Sir Alex, me një çek prej 12.2 milionë sterlina. Në më pak se gjysmë dite Ronaldo bëhet futbollist i United. “I kam menduar me miliona herë ato dy ditë në Lisbonë, aty ku nuk jam kthyer më kurrë. Mund të kishte ndryshuar pak historia e futbollit europian me transferimin e Cristiano Ronaldo te Juventus”, tregon Alessandro Moggi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat