Rashica rezervë në fitoren e radhës së Werderit

Futboll

Rashica rezervë në fitoren e radhës së Werderit

Më: 1 prill 2018 Në ora: 17:27
Rashica

Werder Bremen ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës në Bundesligë.

Ish skuadra kampione e sezonit 2003/2004, ka hasur në vështirësi të mëdha në fillim të këtij edicioni, duke rrezikuar seriozisht rënien nga elita e futbollit gjerman.

Prurjet në afatin kalimtar të janarit, kanë këndellur këtë skuadër, e më së miri këtë e tregon edhe fitorja ndaj Eintracht Frankfurt, me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të.

Trajneri Kohfedt, edhe në këtë ndeshje la në bankinë yllin e Kosovës, Milot Rashicën, që ka shënuar vetëm një gol që nga transferimi te Werder Bremen nga Vitesse.

Januzovic dhe Abraham me autogol, shënuan për Werderin. Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Jovic.

Kjo fitore e rendit Werderin në vendin e 11-të në tabelë, me 36 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat