Chelsea-Tottenham, “Stamford” është i mallkuar për “Spurs”

Futboll

Chelsea-Tottenham, “Stamford” është i mallkuar për “Spurs”

Më: 1 prill 2018 Në ora: 08:31
Chelsea-Tottenham

Sezoni i dytë i Antonio Conte-s në drejtim të Chelsea-it nuk po shkon si duhet, por italiani ka edhe dy muaj në dispozicion për të shmangur katastrofën. “Blutë” janë akoma në lojë në Kupën e Anglisë dhe vendi i katërt në Premier League është akoma i arritshëm.

“Blutë” janë në vendin e pestë në klasifikim, tetë pikë larg Arsenal-it të vendit të gjashtë, por vetëm pesë larg vendit të katërt që mbahet pikërisht nga Tottenham, kundërshtari i kësaj të diele i kampionëve në fuqi të Anglisë. Kështu, sfida e “Stamford Bridge” do të jetë vendimtare për zonën Champions.

Një fitore e “Spurs”’ do t’i dërgonte këta të fundit tetë pikë larg “Bluve”, ndërsa një sukses i Chelsea do t’i ulte diferencat në dy pikë. Skuadra e Pochettino e nisi edhe këtë sezon si një nga favoritet për titullin, por gjërat kanë shkuar ndryshe dhe objektivi kryesor tani është pozicionimi mes katër të parëve.

Edhe ata janë akoma në garë në Kupën e Anglisë, por ashtu si Chelsea, aventura e tyre në Champions mbaroi më shpejt nga sa do të kishin dashur. Tottenham dukej se e kishte hipotekuar kualifikimin pas barazimit 2-2 në Torino dhe kalimit në avantazh në “Wembley”, por dy gola të shpejtë të italianëve kanë shuar ëndrrën e tyre europiane. Tottenham ka pasur shumë vështirësi edhe në ndeshjet e luajtura në transfertë.

Shifra the Fakte
– Chelsea nuk ka pësuar asnjë humbje në 27 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Tottenham (18 fitore, 9 barazime) që nga humbja 2-1 e pësuar në shkurtin e 1990-ës.
– Ecuria prej 25 ndeshjesh të kampionatit pa fitore në “Stamford Bridge” është më e gjata për një klub pa marrë asnjë fitore të vetme në një fushë.

– Tottenham nuk ka pësuar asnjë humbje në gjashtë transfertat e fundit të kampionatit: 4 fitore, 2 barazime.
– Pas nëntë ndeshjesh të luajtura në të gjitha kompeticionet pa gol, Son ka shënuar shtatë në pesë ndeshjet e fundit për Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat